
Lexoni edhe:
Me konsensus politik për votimin dhe zbatimin e ligjit Vetting kundër krimit në sistemin e drejtësisë
Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e ka mbështetur pranimin e Kroacisë në Eurozonë.
539 nga 632 përfaqësuesit e pranishëm kanë votuar për raportin për hyrjen në përdorim të euros në Kroaci nga 1 janari 2023, në të cilin është vlerësuar se ky shtet i plotëson kushtet për hyrje në zonën e euros, raporton Aljazeera.
Parlamenti Evropian i ka barë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së Euros në përdorim të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.
(Kosova Sot Online)