Gruaja në Prishtinë ngacmohet sek*ualisht nga taksisti ​

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 09:03
Gruaja në Prishtinë ngacmohet sek*ualisht nga taksisti ​

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist në mëngjesin e hershëm në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa këta të fundit njoftojnë se rasti është në hetim.

“Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së

(Kosova Sot Online)