Shteti që po turpërohet e rrezikohet nga "gjeneralët" në stupca në krah

Shteti që po turpërohet e rrezikohet nga

Gani Qarri

  • 06 July 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Se sa larg është shteti i ri i Kosovës nga instalimet e shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit dhe dekriminalizimit të politikës së lidhur me krimin,i cili po vret edhe tër ardhmen e Kosovës, më së miri flet rasti i rëndë i incidentit të policisë, që së fundi ndodhi me lushtakët në Skenderaj. Fatkeqësisht kjo dëshmoi se policia e shtetit tonë të brishtë,nuk është e rrezikuar vetëm në veri por edhe në brendësi të thella të Kosovës, e cila është vënë ndërmjet dy zjarresh dhe nëse përpiqet të mbajë rendin dhe ligjin sipas detyrës që ate e obligon, veçanërisht në veri të Kosovës luftohet edhe me armë, ndërsa rasti më i ri, dëshmoi se armët kundër saj, dinë të përdoren edhe në Drenicë, nga komandantët e «papërkulshëm» të hurit e të konopit, të cilët për njëzet vjet të sallamadisë së partive të inkriminuara, kanë qëndruar mbi ligjin dhe ishin të paprekshëm nga organet e shtetit.

-Plagosja e dy zyrtarëve policorë në Skënderaj të Drenicës, njëri me mjete të forta dhe tjetri me armë zjarri, ku në njëri prej të dyshuarve për sulm kundër policëve në detyrë, ishte hiq më pak se vet «gjenerali» i paprekshëm, ish deputeti dhe ish-nënkryetari i Skenderajt, kumandant Nuredin Lushtaku, ka bërë që sulmin e tillë të ish-bashkëpartiakut të saj kundër policëve të Kosovës, përfundimisht ta quaj të papranueshëm dhe kundërshtojë ashpër edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Madje ajo është shprehur se me sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë, duke u shprehur se: Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen dhe Askush mbi ligjin. Pikë”! shprehje të cilat nuk janë dëgjuar ndonjëher nga goja e kryepartiakëve të PDK-së për komandantat dhe «gjeneralët» e saj gangster të pasluftës! Se sa largë është shteti i ri i Ksovës nga instalimet e shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit dhe dekriminalizimit të politikës së lidhur me krimin,i cili po vret edhe tër ardhmen e Kosovës, më së miri flet rasti i rëndë i incidentit të policisë, që së fundi ndodhi me lushtakët në Skenderaj.

Fatkeqësisht kjo dëshmoi se policia e shtetit tonë të brishtë,nuk është e rrezikuar vetëm në veri por edhe në brendësi të thella të Kosovës, e cila është vënë ndërmjet dy zjarresh dhe nëse përpiqet të mbajë rendin dhe ligjin sipas detyrës që ate e obligon, veçanërisht në veri të Kosovës luftohet edhe me armë, ndërsa rasti më i ri, dëshmoi se armët kundër saj, dinë të përdoren edhe në Drenicë, nga komandantët e «papërkulshëm» të hurit e të konopit, të cilët për njëzet vjet të sallamadisë së partive të inkriminuara, kanë qëndruar mbi ligjin dhe ishin të paprekshëm nga organet e shtetit.

Për aq më keq, siç u raportua në medie, në kooketimin me alltiat e grabitura të «gjeneralve» të «hekurt» u përfshi edhe Bekim Jashari, i cili me sjelljet e tij, jo vetëm gjatë kohës sa ishte kryetar i Skënderajt me sheikët arab, por edhe tani me kumandantët që luftojnë policinë e shtetit,po i qet hije të keqe edhe shenjtërisë së heroizmit të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, të coilët janë flijuar bashkë me familje, për ta çliruar dhe ndërtuar këtë shtet. Ndaj kjo flet më së miri, për nevojën e madhe, të diferencimit dhe pastrimit përfundimtar të personave dhe partive politike nga të fortit e paprekshëm në Drenicë dhe gjithë vendin, të cilët i japin vetes të drejt të sillen si kauboj dhe të qëndrojnë edhe mbi ligjin.

Kështu që duke pasur parasysh faktin se SHBA dhe vendet e QUINT-it, kishte kohë që ishin përqëndruar në veprimet e klriminelve serb në Veri të vendit, rasti i fundit do ta kthej vëmendjen e këtyre shteteve edhe tek komandantët e paprekshëm në Drenicë, tek të cilat do të krijjohet bindja se rendi e ligji dhe shteti i së drejtës nuk rrezikohet vetëm nga kriminelët e Vuçiqit por edhe nga gjeneralët e PDK-së, udhëheqësit e të cilës, sipas dëshmive të vazhdueshme nga prokuroria e shtetit, janë të involvuar në të gjitha llojet e kundërvajtjeve ligjore dhe veprimeve të krimit të organizuar në Kosovë.

Këto veprime e dëmtojnë shumë rëndë imazhin e shtetit, si dhe ndikojnë fort për të keq edhe në humbjen e besimit të qytetarëve tek partitë e inkriminuara politike, në përbërjen dhe kryeysitë e të cilave qëndrojnë ende njerëz të tillë, që përkundër pjesmarrjes në fajde, haraq,grabitje, korrupsion dhe të gjitha llojet e krimit të organizuar, rrahin xhoks, edhe sot, duke u thirr në emer të meritave dhe imunitetit fallco të komandantëve të luftës, pasi që as partitë e inkriminuara, nuk janë distancuar asnjëherë nga veprat e tyre kriminle.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".