Arrestohet një taksist në Vushtrri që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 10:26
Arrestohet një taksist në Vushtrri që ia grabiti pasagjerit 2,500 euro

Një person (taksist) është arrestuar pasi të hënën mbrëma duke e dërguar me “taxi” një person tjetër (pasagjer) në destinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër (bashkëpunëtor) kanë përdor spreji-OC ndaj pasagjerit, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se më datën 05.07.2022, pas një pune hetimore nga hetuesit  e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I., 31 vjeçar, për veprën penale ,’Grabitje’.

“Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën ne distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për te marr edhe një udhëtar tjetër është përdor e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit F.I., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ‘Grabitje’. 

(Kosova Sot Online)