Nënsektetari i NATO-s vjen në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 08:13
Nënsektetari i NATO-s vjen në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren, njofton NATO. Gjithashtu Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe gjithashtu kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Nuredin Lushtaku flet nga Stacioni i Policisë: Telashja ka ndodhë, s'kemi …

“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

(Kosova Sot Online)