Presidentja Osmani sot pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Geoana

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 10:53
Presidentja Osmani sot pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Geoana

Presidentja Vjosa Osmani do të pres sot pasdite Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana i cili sot viziton Kosovën.

“Në orën 15:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit Delegacionit të lartë të Këshillit të NATO-s që do ta vizitojë Kosovën.

Siç thuhet në komunikatë, ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.

Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.

(Kosova Sot Online)