Lexoni edhe:
I korrupturi i Kremlinit Behgjet Pacolli, në lidhje të ngushtë me vëllaun e Sllobodan Millosheviqit dhe i përfshirë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalles!
Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë parandaluar katër raste të tentimkontrabandës në regjionin e Mitrovicës.
Dogana ka treguar se në orët e mëngjesit janë ndaluar disa automjete të dyshimta, të cilat po bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.
Dogana ka njoftuar se automjetet dhe mallrat e sekuestruara janë:
Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.
Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.
Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.
(Kosova Sot Online)