Edhe sot numër i lartë i rasteve me Covid-19, Ministria e publikon raportin

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 13:45
Edhe sot numër i lartë i rasteve me Covid-19, Ministria e publikon raportin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 258 raste të reja me Covid-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të 810 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 177 qytetarë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 602.

(Kosova Sot Online)