Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

  • 08 July 2022 - 10:25
Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

Një fëmijë i moshës pesëvjeçare është goditur nga një veturë në qytetin e Vushtrrisë.

Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës.

(Kosova Sot Online)