Shifër alarmante : 407 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 13:06
Shifër alarmante : 407 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me Covid-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 325 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 149 pacientëve.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 860.

(Kosova Sot Online)