Gazmend Muhaxherit i vdes shoku, shkruan fjalë prekëse për të

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 13:55
Gazmend Muhaxherit i vdes shoku, shkruan fjalë prekëse për të

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se i ka vdekur shoku i tij, Gëzim Shala.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muhaxheri ka shkruar fjalë prekëse për të.

“Dhimbja nuk mund të shprehet me fjalë! Shumë i rëndë lajmi për vdekjen tënde, shoku im, Gëzim Shala. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shoqërinë. I përjetshëm kujtimi për ty!”, ka shkruar Muhaxheri.

(Kosova Sot Online)