“Pse pi alkool?”, plagosi nënën me thikë, Gjykata lë në burg djalin

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 11:56
“Pse pi alkool?”, plagosi nënën me thikë, Gjykata lë në burg djalin

Gjykata ka lënë në burg 30 vjeçarin Klodjan Çobaj që plagosi me thikë nënën e tij. Çobaj ka dalë sot para togave të zeza për plagosjen me thikë të nënës së tij Donika Çobaj në 5 korrik, në banesën e tyre në Dukas të Patosit.
Gjykata kryesuar nga Taulant Banushi në këtë çështje ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari per arrest në burg të autorit.

30-vjeçari ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool.

Ai pohoi se kur u kthyer në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari përse rrinte jashtë natën dhe konsumonte alkool.

Në debat e sipër dhe nën efektin e pijes, ai ka qëlluar me thikë në trup dhe qafë nënën e tij.

E plagosura pasi ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Fier dhe është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

50-vjeçarja prej vitesh jetonte vetëm me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur dhe djali kishte emigruar në Gjermani dhe kishte disa ditë që ishte kthyer.

(Kosova Sot Online)