Harvardi ofron mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele për vitin 2022-2023

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 16:32
Harvardi ofron mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele për vitin 2022-2023

Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele, për vitin akademik 2022-2023.

Harvardi është njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë.

Aty kanë studiuar njerëz me ndikim, duke filluar nga presidentë të ShBA-së si: John Adams, Franklin Roosevelt, John F. Kennedy, George Bush e Barack Obama, e deri te pronarët e kompanive që sollën digjitalizimin, si pronari i Microsfot Bill Gates dhe ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Në këtë universitet kanë studiuar edhe shkrimtarët shqiptarë Faik Konica e Fan S. Noli.

(Kosova Sot Online)