Vdiq nga vapa, gjendet i vdekur 20-vjeçari shqiptar në serë në Itali, sapo ishte bashkuar me familjen

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 17:33
Vdiq nga vapa, gjendet i vdekur 20-vjeçari shqiptar në serë në Itali, sapo ishte bashkuar me familjen

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot në Itali.

Ai është gjetur i vdekur në një tokë bujqësore, në një serë ku kishte pak kohë që kishte filluar punë.

Mediat italiane kanë nxjerrë detaje të reja për jetën e të riut fatkeq, i cili vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.

Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.

(Kosova Sot Online)