Ky është burri nga Obiliqi që dyshohet se e dhunoi sek*ualisht nusen 17-vjeçare

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 07:57
Ky është burri nga Obiliqi që dyshohet se e dhunoi sek*ualisht nusen 17-vjeçare

Media publikoi sot detaje për një rast të rëndë që u raportua në Obiliq, nga një grua e cila denoncoi në Polici se vajzën e saj të mitur e ka dhunuar vjehrri i saj. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, në fshatin Plemetin, teksa Prokuroria është vënë në dijeni për rastin tek gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet, sipas burimeve të Sinjalit është Sherif Berisha. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarit si “Dhunim”, pas ekzaminimit që i është bërë vajzës 17-vjeçare.

E mitura që dyshohet se u dhunua është e martuar dhe rasti ka ndodhur pas mesnatës, përderisa ajo s’e kishte bashkëshortin në shtëpi. Kjo situatë sipas nënës së vajzës u shfrytëzua nga vjehrri i saj, i cili e keqpërdori seksualisht, duke e trishtuar vajzën.

Pasi nëna e saj e mori vesh se çfarë i ka ndodhur, bashkë me vajzën ia mësynë Policisë, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për ngjarjen.

Burimet brenda Prokurorisë po ashtu kanë bërë të ditur për Sinjalin se ende nuk është intervistuar i dyshuari.

Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)