Garda e ish-politikanëve të shantazhuar nga Serbia, Thaçi, Mustafa, Haradinaj dhe Limaj lejuan vendosjen e kamerave të spijunazhit serb në territorin e Kosovës!

Garda e ish-politikanëve të shantazhuar nga Serbia, Thaçi, Mustafa, Haradinaj dhe Limaj lejuan vendosjen e kamerave të spijunazhit serb në territorin e Kosovës!

Gani Qarri

  • 11 July 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

NT. (bold i zi) Lejimi i vendosjes së kamerave vëzhgueryse të Serbisë në Kosovë, ishte veprimi më i paprecedent i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt etj, të cilët në kooketim me Listën serbe dhe kriminelët e bandave të Aleksandër Vuçiqit në Veri të vendit, lejuan kontrollimin për më tepër se një dekadë të çdo gjëje, deri te lëvizjet e thjeshta të qytetatëve të Kosovës, nga Serbia, akt i cili nuk ishte vetëm shkelje e thjeshtë e të drejtave të njeriut, por lëshimi më i rëndë kundër ligjor dhe akti më i pashembullt penalizues, i qeverisjeve qendrore të inkriminuara të shtetit nga njerëz të nënshtruar dhe të shantazhuar, si Thaçi & Co, nga shërbimet e fsheta serbe, të cilat ishin infiltruar jo vetëm në politikë por shumë thellë edhe në institucionet e shtetit të Kosovës.

-Policia e Kosovës ka kryer, së fundi bastisje në pjesët më jugore të Kosovës, ku edhe në disa lokacione në Shtërpcë, strukturat ilegale serbe, me lejen e kuislingut Hashim Thaçi & Co, kishin vendosur publikisht kamerat vëzhguese, në mënyrë që preisdenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga Beogradi të shihte me figurë, çdo lëvizje të qytetarëve të thjeshtë dhe krejtë çfarë ndodhte jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të territorit të Kosovës. Kamera të cilat ishin vendosur qysh para dhjetë vitesh me lejen e PDK-së dhe u toleriuan nga të gjitha qeveritë pasardhëse të partive të inkriminuara, të cilat udhëhiqeshin nga PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe.

Madje është shumë e habitshme se si përveç spiunëve të BIA-së së Serbisë, si Branisllav Nikoliç të cilin Hashim Thaçi e kishte «këshilltar» personal, ai të lejonte edhe vendosjen e kamerave vëzhguese të strukturave paralele të Beogradit, në komunat me shumicë serbe, në gjithë territorin e Kosovës, deri në Shterpce, të cilat për më tepër se një dekadë funksionuan lirshëm dhe u toleruan nga të gjitha qeverisjet e kaluara, megjithëse ato kontrolloheshin nga individ të strukturave ilegale të serbisë në Kosovë, përmes të cilave spiunohej lirshëm, çdo lëvizje dhe i shërbenin qeverisë në Beograd për lidhje të drejtpërdrejtë spijunazhi në raport me shtetin e Kosovës!

Lejimi i vendosjes së kamerave vëzhgueryse të Serbisë në Kosovë, ishte veprimi më i paprecedent i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt etj, të cilët në kooketim me Listën serbe dhe kriminelët e bandave të Aleksandër Vuçiqit në Veri të vendit, lejuan kontrollimin për më tepër se një dekadë të çdo gjëje, deri te lëvizjet e thjeshta të qytetatëve të Kosovës, nga Serbia, akt i cili nuk ishte vetëm shkelje e thjeshtë e të drejtave të njeriut, por lëshimi më i rëndë kundër ligjor dhe akti më i pashembullt penalizues, i qeverisjeve qendrotre të inkriminuara të shtetit nga njerëz të nënshtruar dhe të shantazhuar, si Thaçi & Co, nga shërbimet e fsheta serbe, të cilat ishin infiltruar jo vetëm në politikë por shumë thellë edhe në institucionet e shtetit të Kosovës.

Ndaj lind pyetja e patejkaluershmde se ku ishte për gjithë këto vite Kryeprokurori i shtetit dhe Prokurorija e Kosovës të cilët ende nuk janë burgosur edhe pse, gjatë gjithë kësaj kohe, vetëm kanë heshtur dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë, megjithëse kishin dijeni të plotë dhe ishin të informuar deri në detaje, për këtë Skandal të pashembullt të lejuar nga politika e inkriminuar e Thaçit, Mustafës, Haradinaj-të Limaj-të etj. Aksioni më i ri i policisë së Kosovës për konfiskimin e paisjeve të vëzhgimit dhe spiunazhit të Serbisë në Kosovë, është një grusht serioz dhe nga më dërmuesit, kundër funksionimit të rrjeteve të spijunazhit serb në shtetin e Kosovës, kundër të cilit si rëndom , ka regaur vetëm Serbia dhe Lista serbe,e cila si dorë e zgjatur e Vuçiqit në institucionet e Kosovës, madje edhe ka kërcënuar me aktivizim të banorëve lokal për kinse vetëmbrojtje.

Për aq më tepër Lista e llastuar serbe,nga Politika e inkriminuar e Kosovës, përveçse dënon konfiskimin e kamerave të spiunazhit serb në Shtërpcë, merr guximin edhe të kërcënojë publikisht se gjoja serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj provokimi. Madje konfiskimin e kamerave vëzhguese të Serbisë në Kosovë, e ashtuquajtura «Lista serbe» si instrument i kontrolluar drejtpërsëdrejti nga Beogradi, tenton ta e manipulojë si synim që «pakica serbe të largohet nga shtëpitë nën presion”.

Kurse Policia e shtetit, në pamjet e regjistruara të kamerave vëzhguese të Serbisë, që ishin vendosur nga strukturat ilegale serbe në disa pjesë të Kosovës, gjeti se kishte qasje edhe vetë Aleksander Vuçiqi, ndaj habit fakti se si edhe pas konfiskimit të këtyre kamerave dhe publikmimit të dëshmive, opozita e inkriminuar vazhdon tër heshtë ndaj aksioneve të tilla antikrim të Policisë së Kosovës. Kjo opozitë që askush nuk e di saktë se për kend punon, nuk bëzanë, as për zbulimin dhe neutralizimin, nga policia e shtetit tonë, të rrjeteve të spijunazhit të sherbimit sekret serb në territorin e Kosovës, si ka mundësi kjo!

Madje ajo që dëshpëron deri në pafundësi qytetatrët e Kosovës, është fakti se edhe strukturat e AKI-s së Kosovës, ose janë pjesërisht në shërbim të rrjeteve të spiunazhit të Serbisë, apo u mungon aftësia, nuk janë në gjendje dhe as që kanë fare qasje në zonat e banuara me shumicë serbe, ndaj atje veprojnë dhe luajnë lirisht valle shërbimet sekrete të Serbisë.

Kështu që instalimi publik i rrjetit të spijunazhit të Serbisë dhe veprimi krejtësisht i papenguar, për më tepër se një dekadë, i këtij rrjeti edhe përmes kamnerave vëzhguese , me qasje të drejtpërdrejtë të presidentit të një shteti ish pushtues dhe armik të Kosovës, si pasardhësi i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, pikë së pari Prokuroria e Kryeprokuri e pastaj edhe AKI bashkë me ish udhëheqësit e shtetit dhe të qeverive të inkriminuara, sidomos në vitet e pas shpalljes së pavarësis dhë ndërtimit të institucioneve tona të së drejtës dhe sigurisë që nga kuislingu Hashim Thaçi, renegati Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Limaj etj, duhet të vendosen urgjentisht në bankën e të akuzuarve dhe të marrin dënimet maksimale për bashkëpunim me armikun dhe tradhti të lartë kombëtare ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".