“Shtëpi për një frang”, bllokohet projeti për shitjen e pronave në Zvicër

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 09:25
“Shtëpi për një frang”, bllokohet projeti për shitjen e pronave në Zvicër

Fshati Gambarogno në Kantonin e Ticinos, i cili qe bërë i njohur për shitjen e shtëpive të braktisura – të ashtuquajturat “rustici” – për një frang, nuk mund ta bëjë më këtë. Arsyeja: gjendja e mjerueshme e pronave.

“Ne pamë në imazhet satelitore në çfarë gjendje të keqe janë fshatrat”, tha Thomas Kappeler, kreu i Zyrës Federale për Zhvillimin Hapësinor, duke shtuar se shtëpitë nuk mund të rindërtohen më.

Të paktën për momentin shitja e këtyre pronave është bllokuar dhe çështja do të çohet në Gjykatën Federale.

Sipas Blick, kjo lëvizje “do të thotë edhe më shumë shkresa dhe telashe të të gjitha llojeve. Kështu rusticët bëhen gjithnjë e më të shtrenjta para se të shiten për një frang”.

“E pamundur”: Ofertat për shtëpitë e Zvicrës që kushtojnë një frang janë së tepërmi të mira për të qenë të vërteta. /Albinfo.ch

(Kosova Sot Online)