Vrasja e Shinzo Abe, ambasada e Japonisë në Kosovë hap librin e zisë

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 10:50
Vrasja e Shinzo Abe, ambasada e Japonisë në Kosovë hap librin e zisë

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua për vdekje të premten, derisa po mbante një fjalim në Nara në Japoninë Jugore.

Për nder të jetës dhe veprës së tij, Ambasada e Japonisë në Kosovë, nga sot deri të enjten, do t’i hap dyert për të gjithë ata që duan të shkruajnë për Aben në librin e zisë.

Ambasada ka njoftuar edhe për orarin kur do të jetë i hapur libri i zisë.

“Data: 12 korrik, 2022 – Ora: 09:30-11:30, 13:00-16:00; Data:13-14 korrik, 2022- Ora: 09:00-11:30, 13:00-16:00”, ka njoftuar ambasada.

(Kosova Sot Online)