Shtohet frika që në Evropë mund të rritet inflacioni

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 11:55
Shtohet frika që në Evropë mund të rritet inflacioni

Ministrat e financave të Eurozonës u takuan për të diskutuar rritjen e inflacionit.

Inflacioni në rritje është “një fakt i jetës” i përkeqësuar nga lufta në Ukrainë, ka thënë Sigrid Kaag, ministrja e financave të Holandës.

“Nivelet e inflacionit sigurisht që do të jenë me ne në një nivel të lartë vitin e ardhshëm dhe ne duhet ta marrim këtë parasysh,” tha Kaag.

Disa kanë frikë se Evropa mund të hyjë në një recesion pasi lufta në Ukrainë rrit çmimet për energjinë, ushqimin dhe lëndët e para, raporton Euronews.

“Ajo që mund të ndryshojë situatën në të cilën ndodhemi dhe të na sjellë në një situatë më të vështirë ekonomike janë shkurtimet e furnizimit dhe mungesat reale të furnizimit”, tha Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Për muaj të tërë BE-ja ka paralajmëruar vendet anëtare që të përgatiten për një mbyllje të plotë të furnizimit me energji nga Rusia. 

(Kosova Sot Online)