Makina përplas nënën me fëmijën 6 vjeç në Fier

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 14:26
Makina përplas nënën me fëmijën 6 vjeç në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot” në Fier.

Mësohet se L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç.

Dy të aksidentuarit, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

(Kosova Sot Online)