Pritet të akreditohen edhe disa programe në kuadër të UP-së

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 14:33
Pritet të akreditohen edhe disa programe në kuadër të UP-së

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë ditës së sotme ka shpallur të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2022/2023.

Gjithsej 5497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Megjithatë në këtë konkurs sipas Organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim” mungojnë disa programe, shembull programet e Fizikës dhe Gjeografisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore.

Murati: Vitin e fundit ka pasur aksione për luftimin e kontrabandës më shumë se në 10 vitet e fundit bashkë

Sipas tyre këto programe, si dhe disa të tjera pritet të akreditohen pasnesër në mbledhjen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

(Kosova Sot Online)