Aksidenti i mërgimtarit në Prishtinë, tre persona të lënduar

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 09:54
Aksidenti i mërgimtarit në Prishtinë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Vetura që u vetaksidentua ishte me tabela zvicërane.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)