Rafuna merr postin e kryetarit të OEK-ut: Nuk është privilegj, do të jetë sfidë dhe përgjegjësi

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 16:19
Rafuna merr postin e kryetarit të OEK-ut: Nuk është privilegj, do të jetë sfidë dhe përgjegjësi

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i saj u zgjodh Lulzim Rafuna, me ç’rast edhe u mbajt ceremonia e pranimit të detyrës.

Ish kryetari i Odës, Berat Rukiqi, e ka uruar Rafunën për pozitën e re duke thënë se ka besim që do ta shtyjë edhe më përpara OEK-un.

“Besoj se kryetari i ri do ta shtyjë përpara edhe do ta vendosë në nivele të tjera OEK-un. Ne e kemi përgatitur dokumentacionin bazë për punën 4 vjeçare”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i porsazgjedhur, Lulzim Rafuna, tha se detyrën e re e ka marrë më shumë si sfidë e përgjegjësi sesa privilegj, raporton EO.

“Po ndihem i nderuar që sot jam zgjedhur nga kuvendi i OEK-ut. E shpreha edhe në fjalimin tim që nuk është privilegj për mua po do të jetë sfidë dhe përgjegjësi. Kam informata që oda ka staf të mrekullueshëm, e së bashku do të ndërmarrim veprime konkrete që ta zhvillojmë më tutje Odën.”

Tutje, Rafuna tha se Oda synon të përkrahë bizneset dhe institutcionet e Kosovës.

“Do të ecim krahas kërkesave të bizneseve e të institucioneve të Kosovës”.“E pres edhe bashkëpunimin e mbështetjen tuaj në të ardhmen. Çdo këshille e ide është e mirëseardhur”, iu drejtua ai ish-kryetarit Rukiqi.

(Kosova Sot Online)