Shumë ngjarje sot, krejt çka pritet të ndodhë në vend

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 08:04
Shumë ngjarje sot, krejt çka pritet të ndodhë në vend

Ngjarjet e ditës: 15 korrik 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau. (Presidencë, ora 09:00)

Putin nënshkruan ligjin e ‘frikshëm’, secili në Rusi mund të etiketohet si…

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 09:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, intervistohet nga anëtarët e Komisionit hetimor për energjinë të propozuar nga opozita (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Organizatorët e peticionit për tërheqjen e mjeteve të Trustit dorëzojnë nënshkrimet mbledhura për Peticionin – Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Organizata ORCA realizon aksion simbolik përmes të cilit do të apelohet në Senatin e Universitetit të Prishtinës, kundër vendimit të Këshillit të Etikës për profesorët Dugolli dhe Kastrati, me ç’rast do të kërkohet heqja e titujve dhe përjashtimi i të dy profesorëve nga universiteti (Para Rektoratit të UP-së, ora 10:00)

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media (Zyrat e Federatës Sindikale, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh Kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau (Kabineti i kryetarit, ora 11:20)

Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar organizon ceremoni përkujtimore (Rezidenca e Ambasadës së Turqisë në Taslixhe, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pret në takim bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 15:00)

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, mban konferencë për media në përmbyllje të vizitës në Kosovë (Në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4, ora 16:30)

(Kosova Sot Online)