S’do jem më në listën e miliarderëve', Bill Gates thotë se do të dhuroj 20 miliardë dollarë

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 10:04
S’do jem më në listën e miliarderëve', Bill Gates thotë se do të dhuroj 20 miliardë dollarë

Miliarderi Bill Gates është zotuar sërish se do të japë pasurinë e tij, duke shtuar se përfundimisht do të dalë nga lista e të pasurve në botë.

Kjo erdhi pasi bashkëthemeluesi i Microsoft njoftoi se do të bënte një donacion prej 20 miliardë dollarësh për fondin e tij filantropik.

Njeriu i katërt më i pasur në botë tha se kishte një “detyrim” për t’i kthyer burimet e tij shoqërisë.

Gates fillimisht u zotua të jepte pasurinë e tij në vitin 2010, por vlera e tij neto është dyfishuar që atëherë.

Ai është aktualisht 118 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes, por kjo do të bjerë ndjeshëm pas dhurimit të tij në korrik për Fondacionin Bill & Melinda Gates, fond bamirësie që ai ngriti me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2000.

(Kosova Sot Online)