Deputetja i PDK-së i reagon ministres Gërvalla për Blerim Rekën

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 13:47
Deputetja i PDK-së i reagon ministres Gërvalla për Blerim Rekën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas raportimeve se kryediplomatja Donika Gërvalla e ka propozuar ish-ministrin e Qeverisë Kurti 1, Blerim Reka, për konsull në New York.

Ajo tha se Qeveria Kurti i largoi dhjetëra diplomatë e konsuj vetëm pse i kishte targetuar si të afërt me njerëz të ish-qeverive të kaluara, ndërsa tash vetë ministrja Gërvalla rekomandon një ish-ministër të LVV-së për Konsull të Përgjithshëm në New York.

“Kaq për moralin politik të Gërvallës, me të cilin po e udhëheq politikën e jashtme. Krejt në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi”, shkroi ligjvënësja opozitare në Facebook-un e saj.

Krejt në fund, ajo shtoi se pasojat e “keqqeverisjes me MPJD-në dhe të largimit të diplomatëve e konsujve, që me vite të tëra i kanë shërbyer vendit, Kosova do t’i vuajë shumë gjatë”.

(Kosova Sot Online)