Ish-prokurorja e EULEX që sinjalizoi korrupsionin sot mban konferencë për media në Kosovë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 10:46
Ish-prokurorja e EULEX që sinjalizoi korrupsionin sot mban konferencë për media në Kosovë

Maria Bamieh që ka ushtruar funksionin e prokurores në EULEX do të flasë sot në një konferencë për media në Kosovë. Britanikja kishte denoncuar korrupsionin në misionin më të madh të BE-së në Kosovë për Rend dhe Ligj, EULEX.

Bamieh para disa ditësh ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta.

Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

(Kosova Sot Online)