50 euro për një ditë pushimi, turistët ankohen për çmimet në Shqipëri

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 11:03
50 euro për një ditë pushimi, turistët ankohen për çmimet në Shqipëri

Në Durrës, këtë korrik, turistët po harxhojnë për një ditë pushimi rreth 50 euro.

Të pyetur , disa prej tyre thonë se cmimet janë shtrenjtuar këtë vit, edhe pse janë përpjekur të gjejnë plazhet më të lira në gjithë bregdetin.

Pushimet shkojnë 500 mijë lekë për 10 ditë. Në ditë shpenzoj 30, 40 deri në 50 mijë. 100 euro dy vetë. Ne jemi pensionistë, matemi me pensionin që kemi dhe vlerësohet sesa mund të jetosh”, shprehen ata.

Me çmimet që po hasin, ata thonë se kanë shkurtuar ditët e qëndrimit.

“Në Durrës janë shumë shtrenjtë të gjitha çmimet. Plazhi nuk ka kushte për pushuesit. Kemi qëndruar 10 ditë, por tani 4-5 ditë, më shumë jo”, ka deklaruar një prej turistëve.

Vija bregdetare e Durrësit është zona më e populluar e plazheve shqiptare, e cila frekuentohet më së shumti me turistë nga vendi e Kosova, sidomos në fundjavë.

(Kosova Sot Online)