Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Athinë, dëshmitari: Na kërkoi ndihmë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 12:02
Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Athinë, dëshmitari: Na kërkoi ndihmë

Një shqiptar ka qenë shënjestër e një atetnati me armë zjarri pak minuta pas orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në zonën e Metaxourgeio, Athinë.

Sipas burimeve policore, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shqiptarin në rrugën 6 Chios.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Kryqit të Kuq dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve atje.

Sipas informacioneve të para, shqiptari është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë, ndërsa organet e Sigurimit po hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë  lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Pronari i lokalit ku shqiptari kërkoi strehim pasi u qëllua me armë, ka rrëfyer momentet e tmerrshme: “Rreth orën 22:00, i plagosuri ka ardhur aty. Në fillim ishte mirë dhe pastaj filloi të djersinte. Ai kishte një plagë në bark. Ne pamë vetëm një plumb në bark asgjë tjetër. Fillimisht pamë gjakun dhe kuptuam që ishte plagosur”.

Ai kishte shkruar me motor në lokal i gjakosur, rreth 500 metra nga vendi ku u plagos.

“Na tha se ka pasur kapele dhe syze të zeza. Ai erdhi dhe kërkoi ndihmë”, tregoi Thanasis

Ndërkohë policia ka organizuar punë dhe është vënë në kërkim të autorit.

(Kosova Sot Online)