Lexoni edhe:
Varësia nga gazi rus, BE-ja kërkon gaz natyror nga ky shtet
Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, e ka vazhduar propagandën duke e mohuar masakrën e 15 janarit 1999 në Reçak ku forcat serbe kishin masakruar shqiptarë.
Mohimin e masakrës së Reçakut që kishte tronditur botën, kryediplomati rus e ka bërë duke pretenduar se “Ukraina po bën inskenime”.
Varësia nga gazi rus, BE-ja kërkon gaz natyror nga ky shtetLexoni edhe:
“Regjimi ukrainas, duke humbur në fushën e betejës, po inskenon krime të inskenuara për të demonizuar Rusinë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar kryediplomati i shtetit që po e synon pushtimin e Ukrainës.
Sipas tij Ukraina “po manipulon”, me ndihmën e perëndimit, e këtu e lidhi Reçakun duke thënë se “pas asaj masakre ndodhi reagimi ndërkombëtar ndaj ish-jugosllavisë”, raporton novosti.
Nuk është hera e parë që njeriu i afërt i presidentit rus Vladimir Putin e mohon masakrën ku u vranë 45 shqiptarë civilë.
(Kosova Sot Online)