Kuzhinieri i njohur Bujar Veshi në Pishtina Gastronomy Festival
Kuzhinieri i njohur Bujar Veshi do të jetë prezent në Pishtina Gastronomy Festival, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Andaj të gjithë ata që janë të interesuar t'i shijojnë gatimet e tij speciale mund ta takojnë me datë 22 korrik.
Kujtojmë se Pishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë, traditave, kulturës dhe recetave shqiptare në mbarë botën.
(Kosova Sot Online)
