Latifi: Edhe Bosnja ka me ecë para, e ne kemi me mbetë prapa

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 22:34
 Latifi: Edhe Bosnja ka me ecë para, e ne kemi me mbetë prapa

Profesori Blerim Latifi thotë se sipas këtyre hapave që Kosova po shkon sa i përket politikës së jashtme, atëherë vendi ynë do të mbesë shumë prapa për integrim evropian.

Latifi tha se edhe Bosnja e Hercegovina do të integrohet në Bashkimin Evropian para Kosovës.

“Unë e konsideroj se të gjitha përpjekjet e politikës kosovare duhet të bëhen në atë drejtim, që ta mundësojnë një presion më të madh të BE e posaçërisht të SHBA që procesi i dialogut me Serbinë të ringjallet. Nëse duam që të zhbllokohemi, se nëse vazhdojmë me këtë mënyrë të trajtimit të kësaj çështje, unë shumë jam i b inur që do të krijohet një shpejtësi e katërt e integrimit. Shqipëria e Maqedonia kanë me ec tutje, ka me ec tutje edhe Bosnja e Hercegovina e ne kemi me mbet shumë prapa”, tha Latifi.

Sipas tij, fuqizimi i shtetësisë së Kosovës, sidomos në politikën e jashtme është bërë i varur nga zhvillimet që po ndodhin në dialogun me Serbinë.

“Gjithçka që zhvillohet me forcimin e subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, fuqizimin e shtetësisë së Kosovës, sidomos politikën e jashtme, tashmë është bërë e varur krejtësisht nga zhvillimet që ndodhin në fushën e dialogut me Serbinë. As qeveria e Kurtit nuk janë duke e kuptu këtë gjë.

Ne më nuk mundemi me bo asnjë hap tutje, në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. As nuk kemi mujt me bo njohje të reja, as me u integru në organizata ndërkombëtare, as me ec tutje në integrimin evropian, as investime serioze. Këta politikanë duhet ta kuptojnë këtë gjë, nëse nuk lëvizin në këtë drejtim, nuk mund të lëvizin në asnjë drejtim tjetër”, tha ai.

(Kosova Sot Online)