‘Fluturon’ vetura e Kuvendit të Kosovës në Greqi, vozitet 180 km/h

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 23:26
 ‘Fluturon’ vetura e Kuvendit të Kosovës në Greqi, vozitet 180 km/h

8 korrik 2022, Polykastro, kufiri Maqedoni – Greqi, ora 21:11 një veturë e shtetit të Kosovës duket se “fluturonte” në një rrugë rajonale të shtetit grek.

171 në orë tregon spidometri, apo treguesi i shpejtësisë së veturës, së një qytetari që ka vendosur të masë shpejtësinë e veturës zyrtare në rrugën greke, por nuk arrin ta kap atë, edhe pse rritë shpejtësinë në 178 km në orë.

Vetura që është në pronësi të Kuvendit të Kosovës, me targat 2Z 005 02, rritë shpejtësinë dhe tejkalon një veturë tjetër, përveç tejkalimit të shpejtësisë së lejuar edhe kushtet atmosferike ishin të pafavorshme për shpejtësinë që zhvillonte zyrtari shtetëror, në rrugën ku shpejtësia përkufizohet në 90 km në orë.

Nga Zyra e Mediave e Kuvendit të Kosovës e kanë konfirmuar për KIKS-in se vetura që shihet në incizim është në pronësi të këtij institucioni, duke thënë se vetura është vozitur nga shoferi i Kuvendit gjatë një udhëtimi zyrtar për në Aeroportin e Selanikut.

Madje, nga kjo zyre janë munduar ta arsyetojnë tejkalimin e shpejtësisë me pritjet në kufi.

(Kosova Sot Online)