
Ortopedia bëhet me pajisjen për trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës thotë se ka bërë një hap përpara në avancimin dhe rritjen e numrit të shërbimeve mjekësore në QKUK, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.
Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.
“Në mungesë të saj, më herët, pacientët shpeshherë është dashur të kërkojnë ndihmë në spitalet jashtë Kosovës apo në ato private”, thuhet në njoftimin e tyre.
(Kosova Sot Online)