Pozhari: Ish-pushtetarët krekoseshin për luftën si mbulesë për pasurinë e tyre marramendëse

  • E.K /
  • 20 July 2022 - 20:40
Pozhari: Ish-pushtetarët krekoseshin për luftën si mbulesë për pasurinë e tyre marramendëse

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Kosovës, ua ka dërguar veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës propozim-ofertën, lidhur me kërkesat e tyre për pensione.

Ai ka thënë se Kosova është shkretuar kryesisht nga ish-pushtetarët, që sipas tij, përdorën luftën si mbulesë për pasurinë e tyre marramendëse, të përfituar nga pushteti.

“Vendi zbrazet nga rinia, e hala temë kryesore është se sa veteranë kanë qenë në luftë, 20 mijë apo 60 mijë?!

Sa qindra mijëra të rinj kanë ikur nga pas lufta shkaku se ky vend u shkretua kryesisht nga ish pushtetarët që krekoseshin tu thonë "unë kam luftu", si mbulesë për pasurinë marramendëse të përfituar nga pushteti.

Me pas mendu për luftëtarët aq sa për mirëqenien e tyre, moti do të ishte zgjidhur statusi i veteranit”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)