Rama përplaset me opozitën për Srebrenicën dhe raportin e Dick Martyt: Përdorni viktimat e Kosovës

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 10:50
Rama përplaset me opozitën për Srebrenicën dhe raportin e Dick Martyt: Përdorni viktimat e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën në Kuvend në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë. Kryeministri ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qendrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt.

Duke përdorur një gjuhë të papërpmbajtur Rama u shpreh se nuk do të marrin asnjë hap të tillë për të zgjidhur ato që ai i cilësoi “probleme mes gojores dhe foltores”.

“Për një arsye pse u kujtuan për genocidin në Srebrenicë kujtohen për genocidin në Kosovë,. Po të shikosh historinë e deklaratave dhe rezolutave shikon ndryshimin si nata me ditën. Mes asaj që quhej PD dhe sot nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që duhet ta kapërceni keni future në mes viktimat e Kosovës.

Merrni shikoni si përkon me rezolutat dhe deklaratat për Kosovën kjo histori. Zgjoheni ju sot dhe kujtoheni për Srebrenicë. Jeni gati t’i rivarrosni dhe njëherë dhe t’i fusni në varrin masiv për të thënë që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran dhe demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju dhe as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap.

Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni happa të tillë, bëjini. Ne nuk i bëjmë. Nuk marrim hapa të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores. Nuk bëhemi ne si foltorja dhe gojorja. U miratua rezoluta për Srebrenicën. Atëherë kur ishte planifikuar të miratohej, jo në ditën e gojores dhe foltores. Nuk keni çfarë i bëni bini gomarit i bini samarit”, tha Rama.

Kryeministri ka akuzuar Partinë Demokratike se ka votuar raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës në vitin 2011, duke i ngulur një thikë pas shpine Kosovës.

“Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër. Thikat që  i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë. Ditën ia ngulët në gjoks Presidentit të Kosovës. Ju jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Dhe këtij roli historik nuk keni për t’i shpëtuar kurrë”, tha Rama.

Vijon…

(Kosova Sot Online)