Rrahja te Rruga B, të arrestuar dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 13:11
Rrahja te Rruga B, të arrestuar dy djemtë e ish-deputetit të PDK-së

F.G., dhe L.G., dy djemtë e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi, dyshohet se janë përfshirë në një rrahje dje në Rrugën B në Prishtinë. Sipas informatave fillestare rrahja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një aksidenti në trafik. I kontaktuar nga media avokati Naim Rudari, lidhur me rastin tha “dje kanë qenë të përfshirë në aksident, por nuk po e di saktë, aksident trafiku nuk është më e rëndësishme”.

Rasti në fjalë është hapsur në Policinë e Kosovës si “sulm” dhe të dyshuarit pas arrestimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“SULM /Rruga B, Prishtinë 20.07.2022 – 18:50. Dy meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )