Miratohet projektligji për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 13:39
Miratohet projektligji për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës

83 deputetët prezentë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë votën e tyre pro për projektligjin e marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Ky projektligj u hodh në votim pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë plotësuar rendin e ditës, duke e vendosur si pikë të katërt marrëveshjen e bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Mocioni për ndryshim u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

(Kosova Sot Online)