Aventura e çmendur e kryeministrit Rama për Open Ballkan,faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptarëve

Aventura e çmendur e kryeministrit Rama për Open Ballkan,faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptarëve
Aventura e çmendur e kryeministrit Rama për Open Ballkan,faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptarëve

Skender Mulliqi

  • 21 July 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Serbët nuk po lirohen nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve , prandaj edhe aventura për Open Ballkan , është faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptareve në Ballkanin Perëndimor. Edi Rama nuk po e hek nga fjalori këtë ide , edhe për faktin e zhvendosjes së vëmendjes të qytetareve tashmë të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike dhe sociale, për të vazhduar më hajnit dhe plaçkitjen e pronës shoqërore. Edhe sulmi i fundit kibernetikë ka po këtë qëllim, dhe ka për qëllim humbjen e të gjitha gjurmëve të krimeve të bëra dhe të korrupsionit më përmasa tashmë enorme. Të bëhesh dashur ose pa dashur armik i vendit dhe popullit tënd është e pa justifikueshme dhe e pa falshme.

-Nacionalizmi serbomadh në ish Jugosllavi kishte kulmuar më luftë. U tregua aq shumë brutal kundër nacionaliteteve të tjera , duke ngulfatur kështu emancipimin e tyre , duke ju edhe mohuar elementin.

konstituiv, që ju takonte. Me së keqi e pësuan Bosnja dhe Kosova. Serbia përmes Millosheviqit zbatoj planet djallëzore tw Ilija Garashaninit të vitit 1844, duke vazhduar me idetw e Memorandumit të Akademisë Serbe të vitit 1986, më moton shoviniste të bashkimit të tw

gjithë serbëve në një shtet. Në luftë për zbatimin të këtyre planeve ogurzeza u vranë dhe u masakruan më së shumti mysilmanwt dhe shqiptarët. Pasojat e kësaj ideologjie fashiste ishin të mëdha , të cilave po ju shihet sherri edhe sot. Amoraliteti dhe perversiteti serb së bashku më idetë e tyre për spastrime etnike nuk po pushojnë as sot. E bëra këtë hyrje , së disa prej atyre që i drejtuan dy shtetet shqiptare ,e i fundit Edi Rama, po behën sikur i kanë harruar të gjitha këto plane të serbëve ,nga të cilat plane nuk kanë hequr dorë as sot. Ideja e gabuar për Ballkan të Hapur të Edi Ramës dhe Vuqiqit është duke ju shkaktuar dëme të mëdha dy shteteve shqiptare. Serbët nuk po lirohen nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve , prandaj edhe aventura për Open Ballkan , është faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptareve në Ballkanin Perëndimor.

Edi Rama nuk po e hek nga fjalori këtë ide , edhe për faktin e zhvendosjes së vëmendjes të qytetareve tashmë të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike dhe sociale, për të vazhduar më hajnit dhe plaçkitjen e pronës shoqërore. Edhe sulmi i fundit kibernetikë ka po këtë qëllim, dhe ka për qëllim humbjen e të gjitha gjurmëve të krimeve të bëra dhe të korrupsionit më përmasa tashmë enorme. Të bëhesh dashur ose pa dashur armik i vendit dhe popullit tënd është e pa justifikueshme dhe e pa falshme.

Shoqëria pa moral ,nuk është shoqëri civilizuese. Ajo në brendi është antipod i civilizmit. Bota Serbe dhe Bota Ruse janë dy ideologji shumë të rrezikshme, janë ide jashtë kontestit kohor dhe jashtë kontestit të shekullit që po jetojmë.

Fatkeqësisht këtyre ideve ju bashkëngjitë edhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili përkrahu edhe Kishen Ortodokse Serbe , si frymëzim shpirtëror për maskara dhe vrasje të jo serbëve në ish -Jugosllavi , por edhe sot. Sikur po na kthehen vitet e mbrapshta të 90-ta të shekullit të kaluar, kur edhe fillojë shkatërrimi më dhunë i ish -Jugosllavisë, duke pasur pra sysh edhe rrezikun e shpërthimit të një luftë të re, në Ballkan pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Në këto rrethana është urgjente edhe rreshtimi i të gjithë shqiptarëve liridashës,

që këto ide atishqiptare mos ti lejojnë të realizohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".