S’i lanë radhë në Kuvend, Basha i bën “tag” Ramës në Twitter me citimin e Thaçit

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 14:31
S’i lanë radhë në Kuvend, Basha i bën “tag” Ramës në Twitter me citimin e Thaçit

Për shkak të kohës së kufizuar dhe përplasjeve në Kuvend, kreu i PD nuk ka mundur t’i shprehë të gjitha mendimet në foltore teksa po fliste për raportin e Dick Marty. Ndonëse ndodhet në Kuvend ai ka zgjedhur që ti përgjigjet kryeministrit Edi Rama në Twitter, pasi e akuzoi se nuk e përmendi Hashim Thaçin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ish kreu i PD ka shpërndarë një citim të Hashim Thaçit.

Bisha: Kjo që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur të dëgjojë dhe të mbështesë promovimin e Novi Sadit. Mjafton ky citim i Thaçit për të gjetur hallin e tij.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal” Hashim Thaçi 18 dhjetor 2019″, përfundon postimi i Bashës.

(Kosova Sot Online)