BE-ja dhe SHBA-ja duhet të shtrëngojnë penjtë Serbisë

BE-ja dhe SHBA-ja duhet të shtrëngojnë penjtë Serbisë
BE-ja dhe SHBA-ja duhet të shtrëngojnë penjtë Serbisë

Arsim Aziri

  • 21 July 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Konsideroj se BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të flasin me një zë dhe të ja shtrëngojnë penjtë Serbisë që ta detyrojnë të jetë konstruktive në dialog me Kosovën për arritjen e marrëveshjes finale dhe zbatimin e saj, si dhe për një lloj qëndrimi kinse neutral edhe ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë, përfshi dhe për qëndrimet kontraversale në lidhje me qëndrimin e Parlamentit Evropian, për çështjen e dialogut si përfundim të ketë njohjen reciproke, duke aluduar në respekt të të dy shteteve.

- Perspektiva Evropiane e Serbisë, duhet ta shtyjë kategorikisht çështjen e dialogut dhe finalizmin me njohje, në të kundërt nuk ka kuptim edhe ky proces dialogues që tashmë ka përmbushur mbi një dekadë dhe frytet e tij kanë mbetur tejet minore. Bashkimi Evropian si familje e shteteve demokratike funksionon mbi parime të tilla, dhe si arsyetim duhet ta ketë respektimin e sovranitetit të secilit shtet, përfshi edhe të Kosovës, që shtetit i tij fqinjë, Serbisë t'i bëhet presion të vetëdijshëm mbi pjesëmarrjen në dialog dhe si përfundim të ketë njohjen, një prej efekteve që njohje do të thotë pranim i realitetit të ekzistencës.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Këtë fakt është mirë që tashmë ka filluar për ta përfshi edhe BE-ja në politikën e saj rajonale e ndërkombëtare në përmasa të politikës globale, përmes rezolutave të saj, ku edhe ia kërkon domosdoshmërish Serbisë qasjen në dialog dhe një prolog për të dyja shtetet. Tani më Serbia po vendoset në udhëkryqin më të rëndësishëm historik, që ta njoh realitetin e krijuar në Kosovë, për pasojë të ish qeverisjes së saj kriminale nga regjimi i Millosheviqit, që prodhoj luftëra gjenocidale në rajon me pasoja fatale, apo ta refuzoj këtë realitet dhe të futet në një rrugë tjetër të izolimit ndërkombëtar dhe ndëshkimit deri në rrezikim të ekzistimit si shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".