28-vjeçari nga Kosova vdes pasi e zuri rryma në Shqipëri

  • E.K /
  • 21 July 2022 - 15:29
28-vjeçari nga Kosova vdes pasi e zuri rryma në Shqipëri

Një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

Viktima kishte shkuar atje me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Ai është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.

(Kosova Sot Online)