Çka i tha Albin Kurtit deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi?

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 10:17
Çka i tha Albin Kurtit deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi?

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se e falënderoi Kurtin për përkrahjen e vazhdueshme publike.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës. Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës. Faleminderit, Kryeministër”, ka shkruar Kamberi.

(Kosova Sot Online)