U shpall non-grata edhe nga Britania, Berisha zbulon hapin e radhës: Pas qëndron Rama, do luftoj për dinjitet

  • S.A /
  • 22 July 2022 - 12:54
U shpall non-grata edhe nga Britania, Berisha zbulon hapin e radhës: Pas qëndron Rama, do luftoj për dinjitet

Sali Berisha tregon hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes non grata nga Britania e Madhe. Pyetje-përgjigje gjatë konferencës me gazetarët Çfarë do bëni tani? Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Europës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë. Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj? Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion. Pas shpalljes non grata qëndrojnë Basha e Rama?

Sali Berisha: Qëndrojnë plotësisht. Rregulli është ky nëse SHBA-të i ndalojnë vizat një personi, sipas një traktati, pothuajse automatikisht. Mesa kuptova nga letra ky ndalim nuk është mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi të parin, dhe të dytin. Të akuzosh një tjetër për një çështje të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 1000% dhe vazhdon të bëjë biznes intensiv do të thotë të jesh i mashtruar, këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burime janë të njëjta, sa është ndikimi, nuk mund ta them. Në çfarë shkalle është. Po i faturoni një faturë demokratëve me qëndrimin tuaj? Sali Berisha: Po nderoj demokratët dhe vendin sepse po luftoj për dinjitetin e shqiptarin. Ata do kenë të gjitha shanset me votë të dëshmojnë, mendimin dhe ndjesitë e tyre ndaj këtij qëndrimi. Kam bindjen të plotë sepse po mbroj sot dhe koha po tregon që s’ta njerëz që ndjekin Berishën nuk e ndjekin për sytë e bukur por për idealet që mbron Janë bashkë idealistë që po shtohen çdo ditë derisa e detyruan të bëjë antimiting. Çdo gjë që bëj e bëj për shqiptarët. Jam i inkurajuar nga një mbështesje masive në rritje e tyre.

(Kosova Sot Online )