7 të arrestuar në Podujevë pas tensioneve te xhamia e fshatit Halabak

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 07:46
7 të arrestuar në Podujevë pas tensioneve te xhamia e fshatit Halabak

Më herët u raportua se para xhamisë së fshatit Halabak, janë krijuar tensione mes një imami dhe disa praktikuesve fetarë, të cilët kanë penguar imamin që t’i kryej ritualet fetare.

Më herët, media  përmes burimeve, raportoi se  në Halabak imami është penguar nga xhemati që të hyjë në xhami dhe ta ushtrojë funksionin e tij, pasi që konsiderohet si i palegjitimuar nga BIK.

Informacionet më të reja lidhur me ngjarjen, bëjnë të ditur se Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 7 persona. Sipas asaj që dihet deri më tani, imami ka insistuar që të kryej rituale e zakonshme fetare, gjë e cila ka shpjerë deri te përplasja me personat e tjerë.

Media  ka provuar që të marr një konfirmim nga Policia e Kosovës, por pas disa përpjekjeve, një komunikim me policinë ka qenë ende i pamundur.

Jo më shumë se një ditë më parë, imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur brutalisht. Organet e rendit shkuan në vendngjarje dhe pasi hoxha u nis për mjekim, pas hetimeve ata arrestuan tre persona, që janë vëllezër me njëri-tjetrin.