Lexoni edhe:
Xhabir Hamiti: Zoti nuk kërkon rrahjen, vrasjen e gjakderdhjen
Qiproja ka regjistruar raportin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së gjatë vitit 2021, me 1,480 aplikime të paraqitura për 100,000 banorë. Është ky rezultati i bërë publik nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat. Vendi i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve ishte Austria me 411 aplikime, shkruan Schengen Visa Info.
Xhabir Hamiti: Zoti nuk kërkon rrahjen, vrasjen e gjakderdhjenLexoni edhe:
Më pas, renditet Sllovenia me 248 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa vendet me normat më të ulëta midis shteteve anëtare ishin Sllovakia dhe Estonia, të dyja që regjistronin rreth 6 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa Hungaria nuk regjistroi asnjë.
Në shtetet anëtare të BE-së, ka pasur 535,255 aplikime të regjistruara në vitin 2021, ekuivalente me 0.1 për qind të popullsisë së vendeve të unionit.
Numri më i madh i kërkesave për azil ka ardhur nga shtetasit sirianë (98,310), të ndjekur nga shtetasit afganë (83,510) dhe irakianë (25,965).
(Kosova Sot Online )