Deputetja e VV’së: Rreth 150 gazetarë të huaj po qëndrojnë në Kosovë

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:10
Deputetja e VV’së: Rreth 150 gazetarë të huaj po qëndrojnë në Kosovë

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, ka thënë se në hapjen e bienales Manifesta 14 qe u bë mbrëmë në Prishtinë, kanë qenë prezentë 150 gazetarë të huaj.

Ajo ka shkruar se prania e këtij numri të gazetarëve e bën të sigurtë promovimin e vendit .

“Hapje fantastike mbrëmë ajo e bienales Manifesta 14 Prishtina. Gjithçka është pozitive prej këtij organizimi. Vetëm gazetarë të huaj janë rrrth 150, çka e bën të sigurtë promovimin e vendit tonë. Hyrja pa bileta, e hapur e bën festivalin për të gjithë. Ndoshta kjo është pika më e fortë. Arti i përket mendjeve të etura për të e jo veç atyre që kanë mjaftueshëm në kuletë”, ka shkruar ajo.

Ajo tha se institucionet kanë punuar së bashku siç është presidentja, kryeministri, ministri i Kulturës dhe kryetari i komunës së Prishtinës.

“Shumë institucione kanë punuar e bashkëpunuar për ta ofruar në këtë formë madhështore. Presidentja, Kryeministri e Kryetari i komunës e hapën këtë bienale me fjalët më mikpritëse. Ministria e Kulturës ndau rreth 2 milionë euro për këto mbarëvajtje dhe dha kontributin e vet duke u marrë me secilin detaj të nevojshëm siç bënë edhe institucionet e tjera. Ministri Çeku para hapjes i falenderoi një nga një. Ata që punuan më parë në këtë drejtim dhe ata që po punojnë këto ditë. Artistë e politikanë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online )