
Lexoni edhe:
Prokuroria në aksion, fillon shpalosja e dosjeve të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit për dy mandate në krye të Prishtinës
Moti përvëlues, një person alivanoset në Prishtinë, Policia i ofron ndihmë. Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë. Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.
Sipas parashikimeve gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë. Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.
Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit.
(Kosova Sot Online )