Manifesta e Prishtinës në ballinën e gazetave të famshme botërore

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 12:35
Manifesta e Prishtinës në ballinën e gazetave të famshme botërore

Bienalja Nomade Evropiane, Manifesta, po mban edicionin e saj të katërmbëdhjetë në Prishtinë.

Dhjetëra artistë vendorë dhe ndërkombëtarë do të shfaqin artin e tyre për 100 ditë anekënd Prishtinës, art ky që bëhet për të promovuar lirimin e hapësirës publike.

Manifesta, si një nga ngjarjet më të mëdha të artit dhe kulturës në botë, nuk ka pasur se si t’i shpëtojë syrit të mediave ndërkombëtare, duke e vënë kështu Prishtinës në krye të titujve të gazetave të huaja.

“Yjet po shkëlqejnë sërish në çatinë e Grand Hotel Prishtina – por ka më shumë sesa pesëshja klasike që shkëlqenin mbi emrin e ndërtesës simpatike komuniste të veshur me mermer deri në vitin 2010. Në dyfishimin e tyre të “kërcimit”, ata tani tregojnë për një histori të trazuar. Po aq i shqetësuar sa ajo e këtij vendi të vogël, i cili përgjithësisht është shpëtuar si një rajon konflikti dhe që këtë vit është mikpritës i përzemërt i Manifestit të Bienales Evropiane Momade. Me edicionin e saj të 14-të, Manifesta e bën të aksesueshëm kryeqytetin kosovar, më të qetë sesa të egër për turizmin kulturor dhe na merr me vete në të”.

Kështu ka nisur ditën gazeta gjermane Feuilleton, e cila ka bënë Manifestan 14 në krye të ballinës së saj.

Bienalja ka marrë vëmendje edhe nga mediat italiane.

“Edicioni i 14-të i bienales shëtitëse Manifesta, i nisur në vitet 1990 si përgjigje ndaj ndryshimeve të forta kulturore, politike dhe sociale në Evropë, do të hapë dyert e tij më 22 korrik. Këtë vit rishikimi zhvillohet në Kosovë, për herë të parë për një vend ballkanik, një zonë jo e lehtë, por padyshim e pasur dhe interesante” shkruan Artribune.

Hapja solemne e edicionit të 14-të u bë mbrëmë, teksa deri më 30 tetor, nëpër vende të ndryshme në kryeqytet, vizitorëve nga Kosova dhe e gjithë bota do t’u japë qasje falas në veprat artistike të kuratorëve të këtij edicioni.

Manifesta e radhës do të mbahet pas dy vitesh, në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)