Tash po vjen fundi i burokracisë evropiane me mohimin e lirisë së lëvizjes, liberalizimi i vizave brenda këtij viti

Blerim Burjani

  • 23 July 2022 - 09:14

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Gjasat janë reale që të ndodhë brenda këtij viti vendimi për Kosovën që ta fitoj liberalizimin e vizave. Kjo pritje është më shpresëdhënëse dhe bëhet gjithnjë më reale meqenëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë u hapen rrugët, negociatat për anëtarësim në BE, edhe për Kosovën tash është hapur rruga që të kalohen të gjitha pengesat sa i takon liberalizimit të vizave.

- Unë jam optimistë që brenda këtij viti do të përfundoj agonia e kosovarëve për të lëvizur lirshëm në BE. Kjo është pozitive dhe do të ndikoj pozitivisht në procesin e mëtutjeshëm të integrimeve dhe në forcimin e BE-së. Kosova ka pësuar pa nevojë dhe prej absurdeve të shumta politike dhe njëherësh burokratike.

Askush nuk e ka besuar se ky proces do të jetë kaq i komplikuar dhe i pa shpresë. Tash duket se po i vjen fundi kësaj teme. Procedurat mundë të marrin disa muaj pas vendimit pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave. Sido që të jetë pozitive është se procesi do të merr kahen normale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".